Wednesday, October 17, 2007

"Our negroes, our enemies"

Serbian writer Vladimir Arsenijevic writes about Kosovo and Yugoslavia.

http://www.signandsight.com/features/1582.html

Excellent article !

Wednesday, September 26, 2007

Adelina Ismaili, Triumf Riza, Enver Sekiraqa dhe mafia ne Kosove


Polici i forcave speciale te SHPK-se, Triumf Riza, u vra në Prishtinë më 30 gusht të vitit 2007. Disa ditë pas vrasjes policia e Kosovës arriti të arrestoj, Arben Berishën, që ka pranuar se është autor i vrasjes. Riza ishte i dashuri i këngëtares së mirënjohur kosovare Adelina Ismajli. Në shtypin kosovar është përfolur se Enver Sekiraqa që kishte mosmarrëveshje me Rizën mund të jetë i përzier në vrasjen e tij. Enver Sekiraqa supozohet të jet udheheqës i një bande kriminelësh siedhe ka bashkepunuar me UDB-en famkeq.

Në vitin 2006 në një nga kasinot e Prishtinës kishte një përleshje midis Rizës dhe Sekiraqës gjoja për shkak të këngëtares Ismajli. Pas kësaj Riza mbijetoj disa atentate deri kur u vra me 31 gusht të vitit 2007. Menjëherë pas vrasjes së Rizës policia bastisi kafenë ”Sekiraqa” në Prishtinë, pronë e Enver Sekiraqës dhe familjes së tij. Gjatë kësaj dite pati edhe bastisje të shtëpive të Enver Sekiraqës dhe me këtë rast u arrestuan babai dhe vëllai i Sekiraqës.

Edhe babai i Triumfit, Shefqet Riza, në një letër dërguar Behxhet Pacollit ka akuzuar Sekiraqën se qëndron prapa vrasjes së të birit. Disa nga gazetat, posaçërisht gazeta Lajm pronë e Behxhet Pacollit, i kanë kushtuar shumë pak vëmendje kësaj vrasjeje. Sipas babait të Triumfit kjo ka ndodhur për shkak se familja Pacolli ka lidhje me Sekiraqën. Pacolli permes gazetes së tij, Lajm, është përgjigjur se nuk e njeh Sekiraqën dhe ka bërë thirrje që babai i policit të vrarë të mos manipulohet. Sipas Pacollit akuzat kanë për qëllim njollosjen e personalitetit të tijë.

Sipas avokatit të akuzuarit Berisha vrasje është kryer për shkak se klienti i tij është rrahur disa herë nga Riza. Berisha asnjëherë nuk i ka lajmëruar rrahjet për shkak se sipas tij Riza i kishte thënë: “Unë jam polic e ski çka me m’ba”.

Disa ditë më vjen hakmarrja ku mbeten tre persona të vdekur si pasoj e një shpërthimi që ka ndodhur në lagjen Dardani në anën e djathtë të segmentit rrugor Prishtinë - Fushë Kosovë dhe atë në komleksin e Lokaleve ku gjendet edhe Restorani i Enver Sekiraqës.
Njoftohet se Adelina Ismaili eshte zene ne vendin e ngjarjes,por pas pak minutash eshte liruar si e pafajshme sepse po shkonte tek mjeku.

Tashti, nëse e tërë Kosova ka folur që Enver Sekiraqa ka qenë në shoqeri me Arkanin, at'herë shtrohet Pyetja; Se përse asë edhe një Organ Ekzekutiv në Kosovë, nuk e ka marrë këtë njeri,në Bisedë Informative, për të parë se cila ka qenë natyra e lidhjeve të tija me Arkanin?! Nëse ka qenë bashkepuntor i Serbisë dhe tradhtar i kombit, a s'paska mbet vall as një trim në Kosovë që t'i hedh disa plumba mbi trutë tradhtare të këtij ?

E para, krimineli numër një duhet të jetë Presidenti i shtetit, që s'ka urdheruar Organet Përgjegjëse, për t'u hetuar Lidhja e IKS qytetarit me kriminelet e njohur Nderkombetare.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur dyshohet në dikë, ai thirret për të dëshmuar para Senatit. Në dëshmi të tilla, vetëm pse është dyshuar në Lidhjet e tyre me mafian, janë thirrur artistë në zë si Frenk Sinatra, Din Martini e plot të tjerë... Edhe Presidenti Klinton ishte thirrur për t'u dëgjuar rreth aferes së tij me Levinskin...
Por, në Kosovë, edhe pse që të gjithë, kanë bërë me gishtë duke thënë; " Ai ka qenë shok i Arkanit" asnjë organ nuk është marrë me një hetim për të vertetuar dhe deshmuar, ndoshta pjesmarrjen e Sekiraqes në krimetnga paramilitaret serbë.Në vendë të tij, organet në Kosovë janë marrë me arrestimin e çlirimtarëve!

Nga kjo vije në përfundim që: Sekiraqa ka qenë një kriminel i vogel karshi krimineleve të medhenjë!
Në asnjë vendë të Botes nuk mundë të ndodhë që të dyshohet që ke punuar kundër Vendit tëndë dhe të mos Arrestohesh dhe të mos mirret Drejtsia me Ty!
Pushteti Ekzekutiv në Kosovë nuk është marrë me kriminel e tipit të Sekiraqeve ngaqë ata u kanë siguruar qeverisje të mëtutjeshme, të rehatshme në krahasim me luftetarët e vertetë të krimeve, të cilet, si të tillë do t'i luftonin edhe pushtetarët!

Kosova po udhëheqet nga grupe mafioze që punojn si parti politike.

Thursday, June 21, 2007

Why Kosovo/Kosova should get its independence !

Mary Edith Durham, a British scholar, points out, “the Serbs, or rather their Slav ancestors, poured into the Balkan Peninsula in vast hordes in the sixth and seventh centuries”. She says that they “overwhelmed the original inhabitant, the Albanian. But though they tried hard, they did not succeed in exterminating him. The original inhabitant, we may almost say, never is exterminated. The Albanian was a peculiarly tough customer. He withdrew to the fastnesses of the mountains, fought with his back to the wall, so to speak, and in defiance of efforts to Serbize him, retained his language and remained persistently attached to the Church of Rome.” (Mary Edith Durham, Twenty years of Balkan Tangle, p. 52)

Sunday, June 17, 2007

Ora e presidentit Bush nuk është vjedhur në Shqipëri

Lajmi që ora e president amerikan Geroge W Bush është vjedhur në Fush-Krujë është përgenjështruar nga kanali televiziv amerikan NBC. Në videon e publikuar nga NBC të incizuar me një kamerë prej shumë afër presidentit, duket qartë se presidenti Bush vet e hjek orën nga dora dhe e fut në xhep.

Policet grek që torturuan shqiptarët largohen nga puna

Sipas mediave greke oficeri 30-vjecar ka qenë pjesëtar të forcave të policisë prej vitit 1996. Ai është shprehur për hetuesit në stacionin policor qendëror Omonia që ai dhe koleget e tij vetëm "kan bërë pak shaka". Kryeministri Karamanlis është shprehur që është shokuar nga kjë ngjarje që eshtë në dëm të imazhit të Greqisë. Partia në opozit PASOK ka akuzuar qeverinë që lejon policinë të kryej krime pa u dënuar organet përkatëse.

Saturday, June 16, 2007

Video : Ksenofobia greke, torturohen dy shqiptar nga policia

Shqiptarët janë ende të pambrojtur në "demokratinë" greke. Shikoni videon e inçizuar në fshehtësi brenda në stacionin e policisë. Dy emigrantë shqiptar torturohen nga së paku një polic me rroba civile me një shkop të madh policie. Si pjesë e torturës brutale polici civil detyron shqiptarët të godasin njëri tjetrin me shuplaka për të plotësuar nevojat mazokiste të tij dhe policëve të tjerë të pranishëm në këtë krim të ligë . Greqia vazhdimisht kryen krime kundër drejtave të njeriut, në shënjeshtër është kryesisht komuniteti një milionsh shqiptar, dhe kërkush s'reagon. Mjaft !


Wednesday, May 30, 2007

Kreshnik Qato fitore skandaloze kundër Alexander Zaitsev

Kreshnik Qato ka fituar në mënyrë skandaloze ndeshjen më 3 mars 2007 në Tiranë. Nuk ishin kualitetet e boksimit të Kreshnik Qatos, as tifozet e zjarrtë që ishin vendimtar. Për fitoren Kreshnik Qato munt t'i falënderoj vetëm gjyqtarët që padyshim e kanë shpëtuar nga humbja.Në raundin e 10-te, rusi 37-vjecar Alexander Zaitsev që i kishte humbur 4 prej 5 ndeshjeve të fundit të tij, me disa goditje shumë të rradhazi e lëkunden fort Kreshnik Qaton.

Prej goditjevet e rënda Qato më në fund rrëzohet në dysheme,por gjyqtari e ndërpret ndeshjen, pa numëruar Qaton për nokaut ! Nuk ndal vetëm me kaq !

Raundi i 10-te përfundohet nga gjyqtarët pashpjegueshëm mbi një minutë para kohës së duhur, nëse ky raund nuk do të ndërpriteshte nga gjyqtarët rusi Alexander Zaitsev do t'a shkatrronte totalisht Kreshnik Qaton. Kjo është një turp i madh për boksin shqiptar, Qato pik së pari as që ka drejtë të përfaqësoj Shqipërinë pasi ai as që është anëtar i federatës shqiptare të boksit. Shikoni vet në video, vini re sidomos në 01:18 kur rusi fillon sulmin, 01:24 Qato sheh yje kur Zaitsev qellon me një djathtë të tmerrshme dhe 01:30 Qato i lëkundur dhe i tundur rrëzohet, një nokaut i pastër. Ekspertet e boksit mbeten të bindur se gjyqtaren janë paguar që Kreshnik Qato të fitoj ndeshjen, janë vetëm gazetarët shqiptar që janë të verbër dhe e quajn këtë një fitore të pastër të Qatos.




Wednesday, May 16, 2007

Oficerja suedeze në Kosovë dhe spiuni serb



Bëra disa hulumtime dhe gjeta tradhtaren në forcat suedeze të KFOR-it.

Kjo është oficerja e lartë Anna-Karin Werner, 34, me titullin Lieutenant Commander në marinen suedeze që tradhtoj KFOR-in në Kosovë. Anna-Karin Werner i ka dorëzuar agjentit serb mijëra dokumenta top sekrete . Në kompjuterin të konfiskuar të agjentit serb janë gjetur 35109 dokumente të ndryshme ndër tyre edhe me informacione shumë delikate.

Në vitin 2005 ajo u takua me spiunin serb që përdorte nofkat "Z" dhe "John Smith". Agjenti serb në atë kohë ka qen i punësuar në UNMIK si përkthyes. Menjëherë fillojn një lidhje intime dhe spinui serb tregon kësaj që më parë ka punuar në shërbimet serkrete. Sipas NATOs informacionet që janë dorëzuar agjentit kanë rrezikuar jetën e gjithë personave, ushtar siedhe civil, të KFORit në Kosovë siedhe ka shtuar rrezikun për sulme terroriste ndaj KFORit. Sigurimi shtetëror suedez e ka akuzuar për Krime kundër sigurisë së shtetit.

Gazeta suedeze Aftonbladet ka lexuar disa nga e-mailat që kanë dërguar njëri tjetrit. Janë zbuluar edhe shumë informacione rreth shërbimeve sekrete të Kosovës. Me ndihmën e një miku suedez e përktheva një prej letrave që oficerja ka dërguar spiunit serb: Ajo gjëra tjetër për shokun tonë që ia ke shkrujtur emrin gabim. Ai është një ndër tre drejtuesit për sigurinë e vendlindjes që është policia sekrete e LDK-së. Ish-drejtues i AIK-se (agency of intelligence Kosovo), policia sekrete e qeverisë në eksil. Njeriu kryesor për shërbime sekrete.

Sunday, April 1, 2007

Kështu ka mashtruar Kreshnik Qato dhe rrethi i tij shqiptarët


Reagim ndaj akuzimeve të Kreshnik Qatos

Më 18 janar 2007 unë i dërgova njës pjes të mediave në gjuhën shqipe një email me titullin :
"Kreshnik Qato, kampion askushi, dhe mashtrimi i tifozëve". Në këtë artikull unë paraqita disa fakte që kundërshtojnë deluzionin se Kreshnik Qato është një bokser i klasit botëror siç paraqitet në shtyp, në mediat elektronike por edhe në kanalet televizive në gjuhën shqipe.Përveç kësaj, në mediat shqiptare Kreshnik Qato gabimisht paraqitet si kampion bote dhe kampion i Evropës. Në fund të artikullit kam shkruar edhe tre burime objektive dhe të paanshme që vërtetojnë konkluzionim e paraqitur .

Qato dhe rrethi i ti shpërndajnë dezinformata dhe mediat shqiptare i pranojnë këta plotësisht si të vërteta, pa asnjë farë kontrolli të burimeve. Është një shenjë shumë e keqe për shoqerinë shqiptare në përgjithësi, dhe për gazetarinë në veçanti. Personalisht ndjehem shumë i shqetësuar për këtë fakt. Artikulli i lartëpërmendur nuk u publikua nga asnjë mjet që e pranuan emailin, dhe unë vendosa që këtë artikull t'a postoj në disa forume të ndryshme në internet.

Qato: Bëju shumë i kujdesshëm ose do të nxjerr në gjyq

Më 24 janar Kreshnik Qato mua më dërgoj një email në gjuhën angleze që është plot me sulme verbale ndaj meje si gazetar i lirë dhe si individ . Përvec kërcënimit se Qato do të më nxjerr në gjyq, aj aludon që unë duhet të jem shumë i i kujdesshëm dhe nëse vazhdoj të shkruaj për të, kjo nuk do të tolerohet, pa përcaktuar pasojat nëse kjo ndodh. Kreshnik Qato deklaron në emailin që ma dergoj që unë përhap dezinformata, ndër tjerash më akuzon se unë jam Lavdrim Terziu dhe se unë kam shkruajtur për llogari të dikujt tjetër. Këtë unë e hedh poshtë pasi unë nuk jam Lavdrim Terziu dhe nuk punoj për llogari të askujt. Gjith pohimet e mia unë i paraqita me burime të sakta dhe të paanshme. Lavdrim Terziu është editor i gazetes AlbanianMail* dhe si do ta kuptoni ka dorë në mashtrimet për Qaton.

Qato në konflikt me Besnik Berishen, po më në fund pajtohen

Më 26 janar në Gazeta Shqiptare publikohet një artikull i shkruar nga Altin Latifi ku Qato deklaron se kërcenohet, për shkak të ndërrimit të sponsorit, nga ish-menaxheri i tij, Besnik Berisha me banim në Londër, dhe se ky rast hetohet nga policia. [1]

Në artikull përmendet se për Qaton është shkruar në forume të internetit artikuj me synim "denigrimi i figurës së Kreshnik Qatos" . Qato citohet me fjalet : "Shpifjet janë produktet i një gazetari të shitur tek disa biznesmenë që deri dje më ngrinin krah". Unë s'kam asgjë të bëj në konfliktin mes menaxherëve të tij dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me ta. Në këtë artikull shkruhet gabimisht se Kreshnik Qato ka fituar titull për kampion bote dhe titullin
për kampion të Evropës Lindore. Përse Altin Latifi konkludon se artikulli im është një "fushat" dhe "shpifje" kundër Qatos ? A e ka lëxuar Altin Latifi artikullin tim dhe pse nuk më ka kontaktuar ?

Më 29 janar publikohet lajmi në Gazeta Shqip se Qato është pajtuar me ish-menaxherin Besnik Berisha dhe ata edhe kanë shtrënguar duar. [2] Kjo konfirmon se unë s'kam kurgje të bëj me Besnik Berishën ose Lavdrim Terziun, dhe si do të tregoj më von, Besnik Berisha dhe Lavdrim Terziu janë përgjegjes për mashtrimet që do t'i paraqes dhe pa dyshim kjo është arsyja që këta janë pajtuar.

Mashtrimet dhe mediat

Kjo ishte një prapaskenë e ngjarjes, por tani do të paraqesh disa nga mashtrimet që kanë të bëjn me Kreshnik Qaton:

- Kreshnik Qato ka të drejtë të përfaqësoj Shqipërinë ?

Shpeshherë Qato paraqitet si i vetmi bokser që perfaqëson Shqipërinë, por në të vërtet pasi Qato nuk është anëtar i Federates Shqiptare të boksit profesionist(FSHBo) ai nuk mund të perfaqësojë Shqipërinë! Sipas Presidentit të Federates Shqiptare të boksit profesionist, z.Hamdi Uka, Qato duhët të anëtarsohët në FSHBo dhe më pas mund të pretendoje se bokson per Shqiperinë. FSHBo as që është thirr në konferencat për shtyp që Qato i ka organizuar në Shqipëri. [3]

Diçka që vura re është se gati në çdo lajm për Qaton nënvizohet patriotizmi i tepërt i tij, si aj ka ngritur flamurin shqiptarë në një mënyrë ose tjetër dhe gjithmon ankohet për mungesën e të hollave nga shteti shqiptar. A nuk janë këta deklarata të paturpshme pasi Qato as që është anëtar i Federates Shqiptare të boksit profesionist(FSHBo), dhe në fakt S'KA drejt t'a perfaqësoj Shqiperinë ?

- Qato ka përfaqsuar Shqipërinë në Lojrat Olimpike në Sydney 2000 ?

Kjo dezinformat është përhapur në disa forume në Internet, si albanianmail.co.uk, tifozatkuqezi.com dhe albanian-boxing.com. Fakti është se Qato s'ka qen pjesëtar i grupit olimpik shqiptar në Sydney. [4]

- Kreshnik Qato është kampion i Evropës ?

Dezinformata më e madhe që është bërë për Kreshnik Qaton në mediat shqiptare është ajo që ai ka fituar titullin për kampion të Evropës. Kjo do të ketë ndodhur në Yalta në Ukrainë më 16 tetor 2004. Kjo dezinformat më vonë është ndryshuar dhe në disa raste dhe është quajtur vetëm "Kampion i Evropës Lindore" ose diçka të ngjajshem.
Fajtor kryesor për shpërndarjen e kësaj mashtrimi janë Muhamed Veliu, që shkruan për shumë gazeta në gjuhën shqipe, Lad Terziu editor i gazetes AlbanianMail, edhe vet Kreshnik Qato. Ka shumë artikuj në shumë mjete që lajmerojnë por këtë rast, por unë do ta marr si shembull një artikull e publikuar në AlbanianMail.co.uk më 19 tetor 2004, e titulluar "Kreshnik Qato Kampion Europe në boksin profesionist ", thuhet se Qato ka fituar titullin kampion Evrope në peshën 76 kg për federatën EBA "European Boxing Association". [5]
Në këtë artikull Muhamed Veliu shkruan se "presidenti i EBA i ka dorëzuar boksierit durrsak brezin e fitores së kampionit të Europës ".

Në artikul vijon një intervju me vet Qaton ku aj ndër tjerash citohet me këta fjali:

"..E hodha në krahë [flamurin shqiptar]dhe fillova të lëviz në ring.Për mua më e rëndësishme se vënja e rrypit të fitores për EBA ishte pikërisht ngritja e flamurit" (Qato përmënd vet EBA)

Në vijim Qato pohon se ka marr borxh për të marr pjes dhe nuk e fsheh synimin kryesor të tij, të gjej një sponzor për ta financuar dhe mbështetjen me të holla nga institucionet shtetrore shqiptare.
Qato:"Të shkosh në të tilla kushte siç vajta unë në një aktivitet prestigjoz siç është EBA nuk është aspak dinjitoze për Shqipërinë" (Përsëri Qato përmënd vet EBA)
Pytjen e fundit i shtruar Kreshnik Qatos në këtë artikull, do ta postoj plotësisht:

Muhamed Veliu:Tani që jeni kampion i Europës për EBA cili është hapi tjetër që kërkoni të hidhni në karrierën tashmë të konsoliduar si një boksier profesionist?
Kreshnik Qato:Kur kam filluar boksin amator kisha një ëndërr të bëhesha boksier profesionist. Kur e arrita këtë lindi një ëndërr tjeter për të patur një rryp.Tani që e fitova rrypin kam një ëndërr tjetër të cilën mund ta bëj realitet me ndihmën e një sponsori. Organizimin e një aktiviteti të boksit profesionist dhe çuarjen e një titulli botëror në Shqipëri.

Autori i artikullit Muhamed Veliu pohon se :
* Qato është bërë kampion i Evropës për federatën EBA "European Boxing Association" në peshën 76 kg,
* Rrypi i kampionit është dorëzuar Qatos nga vet presidenti i EBA-s
Në intervjun me Qaton, vet pohon në përgjigjet e tij se ai:
* është kampion Evrope
* i është dhëne personalisht dhe e ka pranuar rrypin e EBA-s.
* është plotësist i vetdijshem në pytjet që i shtrohen se është kampion i Europës për EBA, European Boxing Association
* dëshirën për çuarjen e një titulli botëror në Shqipëri, sikurse vërtet është një bokser i klasit botëror që munt ta bëj këtë të mundur. (Siç ndodhi më vonë, Qato fitoj një pseudo-titull që e quante titull botëror). Artikulli është tepër i besueshëm pasi është shkruar nga një gazetar tepër i njohur, Muhamed Veliu, që punon për shumë mjete të informimit në gjuhën shqipe që kanë kredibilitet të madh, si p.sh Top-Channel, Gazeta Shqiptare, revista SHQIP, NEWS 24 por edhe për media në gjuhën angleze të njohura si BBC, ITV dhe Channel 5. Ky artikull, dhe artikuj të tjer nga Muhamed Veliu, është përdorur nga shumë mjete të informimit kur kanë lajmëruar për Qaton. [6]
Por është posaçërisht gazeta AlbanianMail, që ka sponzor kryesor kompaninë Alban Travel me pronar Besnik Berishen që ka shpërndarë dezinformata. Në një artikull tjetër e publikuar në BBC në gjuhen shqipe më 18 tetor 2004, ka titullin "Kreshnik Qato kampion evropian në boks". Kreshnik Qato shpjegon se titulli që e ka fituar " është i ngjashëm me atë të Luan Krasniqit". [7]


Si i zbulova rrenat

Unë u mundova të gjej një komfirmim se Qato vërtet e ka fituar këtë titull, por dështova. Më në fund vendosa ta konktaktoj personalisht organizaten EBA, European Boxing Association.
Dërgova një email kryesisë të EBA-s me një pytje të thjesht : Kam lexuar në disa artikuj se Qato është kampion i Evropës për EBA.A është, ose ka qën Kreshnik Qato kampion i Evropës për federaten EBA në peshën 76kg (Super middleweight) ? Disa orë më vonë më erdhi përgjigja nga EBA.

"Këta informata NUK janë të sakta. Z. Qato KURR s'ka qen kampion Evropian për EBA. Kemi degjuar se aj luftoj për një titull të parëndësishëm"Eastern Europe title" në Yalta (Tetor 2004) por kjo nuk njihet as nga EBA as nga një organizatë tjetër të madhe të boksit.

Manuel Canada
General Secretary
info@europeboxing.com"

Artikulli i Muhamed Veliut postuar në AlbanianMail, me editor Lavdrim Terziun vërtetohet pra që është i rrejshëm, me qëllim të deluzionoj lexuesit për nivelin dhe sukseset e Kreshnik Qatos.

-Kreshnik Qato është kampion i botës në Super Middleweight?

Kreshnik Qato nuk është dhe s'ka qen kurr kampion i botës. Boksi profesionist sot ka qindra organizata dhe tituj të ndryshëm dhe gjith këta i kanë titujt e tyre. Por të vetmit tituj që de-fakto pranohen dhe njihen nga të gjith janë ata të organizatave WBA, WBC, IBF dhe WBO, këta janë organizatat kryesore dhe dominuese në cirkun e boksit. Si shembull, Luan Krasniqi ishte sfidues i titullit borëror të WBO-së në ndeshjen kundër Lamon Brewster.

Në fakt Qato ka një titull me organizaten IBC, një organizatë e panjohur. IBC as që shënohet ndër 17 organizatat më të mdha në bot.[8] Si fitoj Kreshnik Qato këtë titull ? Duke fituar me pikë në 12 raunda kundër një fillestari nga Ukraina, Rizvan Magomedov, që momentalisht radhitet në vendin e 586-te në botë në peshën Super Middleweight sipas faqes boxrec.com. Vlen të theksohet se dy nga tre gjyqtarët që i dhanë fitoren Qatos ishin shqiptarët Njazi Hamzaraj dhe Baftjar Abazaj. Edhe pse Magomedov nga mediat shqiptare është paraqitur si një bokser " i fortë", një muaj para se të ndeshet me Qaton ai humbi në nokaut teknik në raundin e parë kundër një kundershtari mjaft modest.
Qato munt ta quaj vetën kampion i organizatës së IBC-se, por jo kampion të botës. Ai në fakt rënditet i 71-i në botë sipas boxrec.com.[9], [10]

- Është ofruar nga Mbretëria e Bashkuar të holla ?

Shpesh herë në artikuj të ndryshëm për Qaton veçohet mungesa e mbështetjes financiare nga Shqipëria. Në artikullin e gazetarit Muhamed Veliu, publikuar më 25 shtator 2005 me titullin " Qato drejt braktisjes së Shqipëris", njoftohet se për shkak ofertave britanike ai është gati të largohet nga ngjyrat kuqezi. [11]
Sipas Muhamed Veliut, Qato është i vetmi shqiptar që bokson në ringun profesionist, por kjo nuk është e saktë pasi Elvir Muriqi bokson për Shqiperinë. Sipas Qatos duhen të paktën 100 mijë euro vetëm për një ndeshje. Thuhet që ministri i atherëshem Blendi Klosi ka premtuar të holla, por akuzohet se nuk e ka mbajtur premtimin. Më parë është njoftuar se sponzoret dhe menaxheret e Qatos, Besnik Berisha dhe Anton Prenga kanë bërë të pamundurën në gjetjen e të hollave për financimin e Qatos. Besnik Berisha në inervista ka treguar se ai e mbështet Qaton për arsye patriotike, por në të vërtet aj mundohet të bëj përfitime personale dhe të bëj reklam për kompaninë e tij AlbanTravel, sponzor kryesor të gazetës AlbanianMail që është burimi kryesor për artikujt të rrejshme për Qaton.Siç dihet Qato nuk e braktisi Shqipërinë, ende pretendon se perfaqëson Shqiperinë. Pse Qato s'i pranoj ofertat të mrekullueshme nga britaniket ? Sepse kurr s'ka pasur oferta të tilla!

Unë dërgova një email British Boxing Board of Control (BBBC), që është organi zyrtar drejtues për boksin profesionist në Britani, dhe i pyta thjesht: A i keni ofruar Kresnik Qatos oferta që ai t'a lëshoj Shqiperinë dhe të bëhet bokser i juaj ?
Përgjigja ishte : "BBBC nuk i ka dhënë Kreshnik Qatos asnjë lloj oferte".
Kërcënimi se Qato do ta braktis Shqipërinë është një shtrëngim për t'i detyruar instancat shetrore shqiptare që ti japin të holla. Duhet të pysim vetën se si një bokser që deklaron që është kampion i Evropës dhe i botës në boksin profesionist nuk munt të siguroj jetesën, s'kam dëgjuar kurr për një rast të tillë.

Në fund disa konkluzione

Është lehtë të vet-shpallesh kampion bote ose kampion Evrope, por e pamundur ta fshehish të vërtetën, edhe pse shqiptaret ende nuk din shumë për boksin profesionist. Kreshnik Qato pamasë dhe pa merita është përgëzuar si një kampion i vërtet. Qato është takuar me ambasador, kryeministra dhe ministra, me presidentin Moisiu, si dhe shumë të tjerë dhe gjith e kanë bombarduar me lavdata. Edhe pse ai formalisht as që ka te drejte t'a perfaqsoj Shqiperine pasi nuk është anëtar i FBSHo-së, ai ka ftyrë të akuzoj Shqipërinë që nuk e mbështet me të holla. Por fajin më të madh e kanë gjith mediat që kanë shpërndar këta mashtrime pa bërë ndonjë kontroll të burimeve. Kjo tregon se është tepër lehtë të manipulohet opininoi shqiptar. Shpresoj që të filloj një debat mes mediumeve të ndryshme që të evitohen raste të tilla në të ardhmen.

Me respekt,
Erion Mati, gazetar i lirë dhe i pavarur
http://kritiku.blogspot.com/
tifozkuqezi@gmail.com

Burimet :

[1] http://www.peshkupauje.com/kreshnik-qato-me-kercenon-ish-menaxheri-im/2007/01/26/

[2] http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=11308

[3] http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=24290

[4] http://en.wikipedia.org/wiki/Albania_at_the_2000_Summer_Olympics

[5] http://albanianmail.co.uk/sofra/lexo.php?subaction=showfull&id=1098206057

[6] http://www.parajsa.com/sport/kreshnikqato.php

[7] http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2004/10/041018_kreshnik_qato.shtml

[8] http://en.wikipedia.org/wiki/Category:Professional_boxing_organisations

[9] http://www.boxrec.com/boxer_display.php?boxer_id=067672

[10] http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_current_world_boxing_champions

[11] http://www.albanianmail.co.uk/sofra/lexo.php?subaction=showfull&id=1127654889

http://www.europeboxing.com/ .Faqja zyrtare e European Boxing Association (EBA)
http://www.ibcboxing.net/ .Faqja zyrtare e International Boxing Council (IBC)

Në disponim nëse kërkoni : Emaili që ma dërgoj Kreshnik Qato (anglisht)
Përgjigja e Manuel Canada, EBA (anglisht)
Përgjigja e British Boxing Board of Control (BBBC) (anglisht)

Tuesday, January 30, 2007

Kush jam unë

Pikë së pari unë jam një Tifoz Kuq e Zi i vërtet dhe krenohem kur shqiptarët arrinë suksese ! Në shtyp janë përhapur shumë dezinformata rreth arritjet e Kreshnik Qatos. Unë s'kam kurgje personale kunder Qatos, as që e kam takuar, por jam kundër mënyres se si aj e përdor shtypin për ti mashtruar shqiptarët se është diçka që nuk është. Prandaj në fillim do ta shkruj shum për Qaton, por në shënjeshtër i kam gjith ata që hapin dezinformata dhe me fakte dhe burime të paanshme do ti zbuloj gënjeshtrat e tyre.

Kreshnik Qato, kampion askushi, dhe mashtrimi i tifozëve

Nuk kuptoj se si mundet një bokser aq modest që është Kreshnik Qato të ketë aq shumë vëmendje nga mediat shqiptare. Interesimi i mediave për të asesi nuk është në përpjesëtim të drejtë me rezulltatet e tij. Ku mbeti gazetaria analitike? Në mediat shqiptare Kreshnik Qato paraqitet si kampion bote. Ai është një yll, me këtë pajtohem edhe unë, por ai është një yll që shkëlqen prej mashtrimi.
Ndeshjet e ti transmetohet në kanalet më të mdha televizive në gjuhën shqipe. Qato takohet me kryeministrin shqiptar dhe pjesëtar të qeverisë shqiptare, të cilet i premtojnë mbështetje. Qato bokson, dhe tifozet mbushin plot arenat e boksit për të shikuar atë, në mendimin e gabuar se shohin një bokser të klasit botëror.

Në fakt ai ka një titull me organizaten IBC, një organizatë koti që kërkush nuk e njeh. Si fitoj Kreshnik Qato këtë titull ? Duke fituar me pikë në 12 raunda kundër një amateri nga Ukraina, Rizvan Magomedov, që momentalisht radhitet në vendin e 580-te në botë në peshën Super Middleweight sipas faqes boxrec.com.
Po e lexuat mirë! I ashtu-quajturi kampioni i botës Kreshnik Qato, në ndeshjen për titullin, fitoj me një diferencë të vogël kundër një kundërshtari që nuk rradhitet as ndër pesëqind më të mirët të kategorisë. Sipas faqes boxrec.com, Qato renditet i 67-i në botë në kategorinë Super Middleweight.

Një kërkim të shpejtë për "Kreshnick Qato", siç ai e shkruan emrin në anglisht, në Google në internet jep të gjitha rezulltatet, statistikat e tij si edhe disa artikuj në gjuhën angleze.
Në 20 ndeshje profesionale Qato ka vetëm 14 fitore dhe 6 humbje, dhe vetëm dy ndeshje i ka fituar në nokaut, asesi diçka që i ngjan një kampioni. Sipas britishboxing.net që paraqet rënditjen zyrtare të federates britanike të boksit, Qato renditet i 8-ti në Britani. Në rënditjet botërore të organizatave serioze të boksit WBC, WBA, IBF dhe WBO, Qato në asnjëren prej këtyre rënditet ndër 15 më të mirët, si shembull Luan Krasniqi rënditet i 5-ti në WBO-së dhe i 9-ti në IBF.

Gazeta britanike Sportinglife.com në nje artikull e përshkruan : "Qato është një bokser modest në Super-Middlewight me një talent të veçantë, çdoherë që lufton, një shtet i tërë e mbështet".
Sipas promotorit të Qatos, Jonathan Feld, i cili shprehet në të njëjtën artikull, ai mbetet i befasuar se si një bokser si Qato mundët të ketë aq shum tifoz dhe aq shumë intersim për të në mediat shqiptare. Në çdo ndeshje të Qatos në Angli, kurr nuk shkojnë më pak se 500 tifozë shqiptar të zjarrtë, që paguajnë bileta për rreth 30 paunda (46€) për person. Shumë prej tyre biletat i blejn personalisht nga Qato. Kjo do të thot që këta tifoz paguajnë gjithësi mbi 23.000€ për çdo ndeshje , një shumë jo e vogël, një pjesë e madhe hyjnë direkt në xhepin e Qatos. Zakonisht ndeshjet organizohen në arena të falimentuara dhe interesimi përveç tifozëve naiv të Qatos, është i papranishëm për këta ndeshje.

Rezulltatet e Qatos s'jan diçka që të bëjn për ti çuar vetullat. Gazetarët dhe mediat duhet të marrin më shumë përgjegjësi për artikujt që shkruajnë dhe emisionet që transmetojnë. Kjo Qatomani ka bërë që tifozet dhe masat, normalisht të uritur për suksese kuqezi, nuk janë në dijeni që ti vlerësojnë kualitetet e Qatos. A duhet të krenohemi si shqiptar për një bokser tepër modest ? A duhet të konsiderohet si superyll një bokser i tillë ?
Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfar sinjale japim botës duke nderuar sportist si Qato si superyje. Edhe pse normalisht duhet të gëzohemi shumë për sukseset e sportistëve shqiptar nëpër botë, gazetarët duhet t'i vlerësojnë
rezulltatet e tyre me paanëshmëri. Kreshnik Qato nuk është kampion por vetëm një flluskë që ende ska plas.


http://www.sportinglife.com/boxing/news/story_get.cgi?STORY_NAME=boxing/05/10/05/BOXING_Column.html
http://www.boxrec.com/boxer_display.php?boxer_id=067672
http://www.britishboxing.net/?page=rankings&org=22&rank=209