Wednesday, May 30, 2007

Kreshnik Qato fitore skandaloze kundër Alexander Zaitsev

Kreshnik Qato ka fituar në mënyrë skandaloze ndeshjen më 3 mars 2007 në Tiranë. Nuk ishin kualitetet e boksimit të Kreshnik Qatos, as tifozet e zjarrtë që ishin vendimtar. Për fitoren Kreshnik Qato munt t'i falënderoj vetëm gjyqtarët që padyshim e kanë shpëtuar nga humbja.Në raundin e 10-te, rusi 37-vjecar Alexander Zaitsev që i kishte humbur 4 prej 5 ndeshjeve të fundit të tij, me disa goditje shumë të rradhazi e lëkunden fort Kreshnik Qaton.

Prej goditjevet e rënda Qato më në fund rrëzohet në dysheme,por gjyqtari e ndërpret ndeshjen, pa numëruar Qaton për nokaut ! Nuk ndal vetëm me kaq !

Raundi i 10-te përfundohet nga gjyqtarët pashpjegueshëm mbi një minutë para kohës së duhur, nëse ky raund nuk do të ndërpriteshte nga gjyqtarët rusi Alexander Zaitsev do t'a shkatrronte totalisht Kreshnik Qaton. Kjo është një turp i madh për boksin shqiptar, Qato pik së pari as që ka drejtë të përfaqësoj Shqipërinë pasi ai as që është anëtar i federatës shqiptare të boksit. Shikoni vet në video, vini re sidomos në 01:18 kur rusi fillon sulmin, 01:24 Qato sheh yje kur Zaitsev qellon me një djathtë të tmerrshme dhe 01:30 Qato i lëkundur dhe i tundur rrëzohet, një nokaut i pastër. Ekspertet e boksit mbeten të bindur se gjyqtaren janë paguar që Kreshnik Qato të fitoj ndeshjen, janë vetëm gazetarët shqiptar që janë të verbër dhe e quajn këtë një fitore të pastër të Qatos.




Wednesday, May 16, 2007

Oficerja suedeze në Kosovë dhe spiuni serb



Bëra disa hulumtime dhe gjeta tradhtaren në forcat suedeze të KFOR-it.

Kjo është oficerja e lartë Anna-Karin Werner, 34, me titullin Lieutenant Commander në marinen suedeze që tradhtoj KFOR-in në Kosovë. Anna-Karin Werner i ka dorëzuar agjentit serb mijëra dokumenta top sekrete . Në kompjuterin të konfiskuar të agjentit serb janë gjetur 35109 dokumente të ndryshme ndër tyre edhe me informacione shumë delikate.

Në vitin 2005 ajo u takua me spiunin serb që përdorte nofkat "Z" dhe "John Smith". Agjenti serb në atë kohë ka qen i punësuar në UNMIK si përkthyes. Menjëherë fillojn një lidhje intime dhe spinui serb tregon kësaj që më parë ka punuar në shërbimet serkrete. Sipas NATOs informacionet që janë dorëzuar agjentit kanë rrezikuar jetën e gjithë personave, ushtar siedhe civil, të KFORit në Kosovë siedhe ka shtuar rrezikun për sulme terroriste ndaj KFORit. Sigurimi shtetëror suedez e ka akuzuar për Krime kundër sigurisë së shtetit.

Gazeta suedeze Aftonbladet ka lexuar disa nga e-mailat që kanë dërguar njëri tjetrit. Janë zbuluar edhe shumë informacione rreth shërbimeve sekrete të Kosovës. Me ndihmën e një miku suedez e përktheva një prej letrave që oficerja ka dërguar spiunit serb: Ajo gjëra tjetër për shokun tonë që ia ke shkrujtur emrin gabim. Ai është një ndër tre drejtuesit për sigurinë e vendlindjes që është policia sekrete e LDK-së. Ish-drejtues i AIK-se (agency of intelligence Kosovo), policia sekrete e qeverisë në eksil. Njeriu kryesor për shërbime sekrete.