Wednesday, September 26, 2007

Adelina Ismaili, Triumf Riza, Enver Sekiraqa dhe mafia ne Kosove


Polici i forcave speciale te SHPK-se, Triumf Riza, u vra në Prishtinë më 30 gusht të vitit 2007. Disa ditë pas vrasjes policia e Kosovës arriti të arrestoj, Arben Berishën, që ka pranuar se është autor i vrasjes. Riza ishte i dashuri i këngëtares së mirënjohur kosovare Adelina Ismajli. Në shtypin kosovar është përfolur se Enver Sekiraqa që kishte mosmarrëveshje me Rizën mund të jetë i përzier në vrasjen e tij. Enver Sekiraqa supozohet të jet udheheqës i një bande kriminelësh siedhe ka bashkepunuar me UDB-en famkeq.

Në vitin 2006 në një nga kasinot e Prishtinës kishte një përleshje midis Rizës dhe Sekiraqës gjoja për shkak të këngëtares Ismajli. Pas kësaj Riza mbijetoj disa atentate deri kur u vra me 31 gusht të vitit 2007. Menjëherë pas vrasjes së Rizës policia bastisi kafenë ”Sekiraqa” në Prishtinë, pronë e Enver Sekiraqës dhe familjes së tij. Gjatë kësaj dite pati edhe bastisje të shtëpive të Enver Sekiraqës dhe me këtë rast u arrestuan babai dhe vëllai i Sekiraqës.

Edhe babai i Triumfit, Shefqet Riza, në një letër dërguar Behxhet Pacollit ka akuzuar Sekiraqën se qëndron prapa vrasjes së të birit. Disa nga gazetat, posaçërisht gazeta Lajm pronë e Behxhet Pacollit, i kanë kushtuar shumë pak vëmendje kësaj vrasjeje. Sipas babait të Triumfit kjo ka ndodhur për shkak se familja Pacolli ka lidhje me Sekiraqën. Pacolli permes gazetes së tij, Lajm, është përgjigjur se nuk e njeh Sekiraqën dhe ka bërë thirrje që babai i policit të vrarë të mos manipulohet. Sipas Pacollit akuzat kanë për qëllim njollosjen e personalitetit të tijë.

Sipas avokatit të akuzuarit Berisha vrasje është kryer për shkak se klienti i tij është rrahur disa herë nga Riza. Berisha asnjëherë nuk i ka lajmëruar rrahjet për shkak se sipas tij Riza i kishte thënë: “Unë jam polic e ski çka me m’ba”.

Disa ditë më vjen hakmarrja ku mbeten tre persona të vdekur si pasoj e një shpërthimi që ka ndodhur në lagjen Dardani në anën e djathtë të segmentit rrugor Prishtinë - Fushë Kosovë dhe atë në komleksin e Lokaleve ku gjendet edhe Restorani i Enver Sekiraqës.
Njoftohet se Adelina Ismaili eshte zene ne vendin e ngjarjes,por pas pak minutash eshte liruar si e pafajshme sepse po shkonte tek mjeku.

Tashti, nëse e tërë Kosova ka folur që Enver Sekiraqa ka qenë në shoqeri me Arkanin, at'herë shtrohet Pyetja; Se përse asë edhe një Organ Ekzekutiv në Kosovë, nuk e ka marrë këtë njeri,në Bisedë Informative, për të parë se cila ka qenë natyra e lidhjeve të tija me Arkanin?! Nëse ka qenë bashkepuntor i Serbisë dhe tradhtar i kombit, a s'paska mbet vall as një trim në Kosovë që t'i hedh disa plumba mbi trutë tradhtare të këtij ?

E para, krimineli numër një duhet të jetë Presidenti i shtetit, që s'ka urdheruar Organet Përgjegjëse, për t'u hetuar Lidhja e IKS qytetarit me kriminelet e njohur Nderkombetare.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur dyshohet në dikë, ai thirret për të dëshmuar para Senatit. Në dëshmi të tilla, vetëm pse është dyshuar në Lidhjet e tyre me mafian, janë thirrur artistë në zë si Frenk Sinatra, Din Martini e plot të tjerë... Edhe Presidenti Klinton ishte thirrur për t'u dëgjuar rreth aferes së tij me Levinskin...
Por, në Kosovë, edhe pse që të gjithë, kanë bërë me gishtë duke thënë; " Ai ka qenë shok i Arkanit" asnjë organ nuk është marrë me një hetim për të vertetuar dhe deshmuar, ndoshta pjesmarrjen e Sekiraqes në krimetnga paramilitaret serbë.Në vendë të tij, organet në Kosovë janë marrë me arrestimin e çlirimtarëve!

Nga kjo vije në përfundim që: Sekiraqa ka qenë një kriminel i vogel karshi krimineleve të medhenjë!
Në asnjë vendë të Botes nuk mundë të ndodhë që të dyshohet që ke punuar kundër Vendit tëndë dhe të mos Arrestohesh dhe të mos mirret Drejtsia me Ty!
Pushteti Ekzekutiv në Kosovë nuk është marrë me kriminel e tipit të Sekiraqeve ngaqë ata u kanë siguruar qeverisje të mëtutjeshme, të rehatshme në krahasim me luftetarët e vertetë të krimeve, të cilet, si të tillë do t'i luftonin edhe pushtetarët!

Kosova po udhëheqet nga grupe mafioze që punojn si parti politike.